Driton Selmanaj

Deputeti, Driton Selmanaj, kritikon kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij kontradiktore në lidhje me ndërhyrjen e NATO-s

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas publikimit të opinionit të Kryeministrit Albin Kurti në “New York Times”. Selmanaj ka vënë në pah se Kurti deklaron se “bombardimet i dhanë fund tmerrit dhe se për të intervenuar NATO duhej vullneti politik i fuqive të mëdha”. Selmanaj kujton se  Vetëvendosje, dhe Kurti kishte qëndrime të ndryshme. Ai citon Kurtin nga viti 2010, ku kishte thënë: Përderisa NATO zhvillon luftën e vet komode nga ajri, civilët shqiptarë janë lënë në mëshirën e forcave ushtarake dhe paramilitare serbe atje poshtë në terren.Nuk ka pasur autorizim të OKB-së për bombardimet e NATO-s, edhe pse disa konsiderojnë se me aprovimin e Rezolutës 1244 realisht miratohen bombardimet e NATO-s.” Selmanaj thekson se, Kurti tani po ndryshon qëndrimet e tij, këto komunikata i kanë  fshirë nga interneti por  ato njolla nuk mund të fshihen…

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …