Gazmend Syla: Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare

Gazmend Syla: Nuk e lejojmë kthimin e oligarkëve të Millosheviqit

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj pretendimeve të gazetës serbe “Kurir”, e cila ka raportuar se Bogolub Kariq do të ndërtojë një qendër tregtare në Pejë. Syla ka kërkuar sqarime nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke kërkuar që ai të shpjegojë situatën dhe të bëjë transparencë për këtë çështje. Ai ka theksuar se Peja është e njohur për lidhjet e Kariqëve me regjimin e Millosheviqit dhe se nuk do të lejohet asnjë përpjekje për të rikthyer oligarkët e atij regjimi në qytet. “Kariqët e kanë mbështetur Millosheviqin, dhe Peja e di këtë. Çfarë qendre tregtare? Ky është një monstruozitet që nuk do të lejohet,” ka deklaruar Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …