Genc Sefa- Lushjna: Me pikëllim të thellë e mora lajmin se sot paska ndërruar jetë luftëtari i lirisë në ZON, Ahmet HOXHA

Luftëtari i Lirisë, aktualisht i burgosur në burgun maqedonas z, Genc Sefa- Lushjna ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë çlirimtari Ahmet Hoxha. Lidhur me këtë ai ka shkruar: Me pikëllim të thellë e mora lajmin se sot paska ndërruar jetë luftëtari i lirisë në Zonën Operative të Nerodimës, Ahmet HOXHA, i cili si dje në luftë, ku nuk kurseu gjakun e gjymtyrët e trupit, dhe pas lufte dha një kontribut të çmuar për Atdheun ! Liria ishte gjithçka për të ! Në emrin tim personal, dhe të shokëve  të mi, të dënuar në emër të Atdhedashurisë, i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, miqëve e dashamirëve, ndajmë dhimbjen me ta ! Prehu në paqe në tokën për të cilën nuk kurseve asgjë shok e bashkëluftëtari ynë.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …