leoni

Gentrit Hafir Shala: Rasti i babit është trajtuar nga UNMIK dhe EULEX të cilët kanë ngecur, duke mos arrite të hedhin dritë

Sot, gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallë fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq. Ky gjykim është zhvilluar në mungesë. ‘‘Familja ka pritur tash e 27 vite të hidhet dritë mbi rastin e babit. Rasti i babit është trajtuar nga UNMIK dhe EULEX të cilët kanë ngecur, duke mos arrite të hedhin dritë. Askush nuk mundet me mirë me nxjerrë të vërtetën se sa vetë institucionet për të cilat babi ka kontribuar. Aktgjykimin e sotëm familja e ka mirëprit. Është dënuar me një dënim kapital. Tani familja është duke pritur që procesi të vazhdojë tutje, sepse janë edhe dy persona tjerë të dyshuar jemi në prije të identifikimit. Ende nuk janë identifikuar’’, ka thënë ai. Tutje, Gentriti ka bërë të ditur edhe se babai i tij, ka qenë një nga organizatorët e aksionit të parë të UÇK-së në Drenas. ‘‘Në bazë të informatave që kemi ai jeton në Serbi. Momenti kur është arrestuar babi unë kam qenë tri vite e gjysmë. Një njeri që s’ka kursyer asgjë nga vetja. Si i ri kishte themeluar një grup së bashku me Fehmi Lladrovcin. Pas ndaljes nga burgu babi se ka ndalur veprimtarinë e tij.  Babi ka qenë njëri prej bashkë organizatorëve të aksionit të parë të UÇK-së në Drenas. Babi ka qenë edhe aktivist i KMDLNJ-së’’, ka thënë ai mes tjerash./ Frontal në T7/

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Kosova është lodhur, Kurti po e mban peng situatën në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vazhdimit të bllokadës …