Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka komentuar kërkesën e Prokurorisë për dënim me 45 vjet burg ndaj ish-krerëve që po gjykohen në Hagë, duke u shprehur i rezervuar lidhur me procesin në zhvillim. Nice deklaroi se preferon të mos japë shumë komente për rastin, por theksoi se çdo vendim dënues do të kërkonte një analizë të detajuar të rolit individual të secilit të akuzuar. “Unë mendoj se më mirë është të mos them asgjë. Natyrisht, nëse këta burra, ndonjëri prej tyre, dënohet, atëherë do të kërkohej ekzaminim i hollësishëm i rolit të tyre”, u shpreh ai. Sipas tij, një dënim eventual do të kishte pasoja më të gjera, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të përbënte barrë për shtetin, veçanërisht në fazën aktuale të zhvillimit institucional dhe politik. “Nëse dënohen këta burra, do të jetë barrë për shtetin dhe në këtë fazë të zhvillimit për shtetin nuk është diçka që mund ta bartni lehtë mbi supe”, tha Nice.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
