Kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni, ka folur për media lidhur me takimin që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuciq. Meloni ka thënë se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut dhe se iu kanë kërkuar atyre që të ndërmarrin hapa lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë viteve të kaluara të gjatë muajve të kaluar. Kryeministrja italiane shpreson që do të bëhen disa hapa përpara. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropian. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara”, ka thënë Meloni.
Kontrolloni gjithashtu
Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste
Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do …