voto

Germin: Verifikimi i aplikimit për votim nga diaspora përmes telefonit  cenon të drejtën e votës për diasporën

Organizata joqeveritare, “Germin” ka reaguar ndaj verifikimit që po ia bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aplikimit për votim nga diaspora përmes telefonit  cenon të drejtën e votës për diasporën. Kjo organizatë joqeveritare këtë verifikim të KQZ përmes telefonit,  e ka quajtur cenim të së drejtës për votë të diasporës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin përmes telefonit të aplikuesve për regjistrim për votim nga jashtë vendit me telefonata që paraqiten ‘ANONIME’ në telefonat e aplikuesve. Këtë gjë na e konfirmojnë raportimet e bashkatdhetarëve tanë, siç mund të shihet në fotot e mëposhtme. Sikur të mos mjaftonte vendimi i padrejtë e kundër kushtetues i KQZ-së, zbatimi i tij është skandaloz. Kërkojmë nga KQZ ta ndaloj menjëherë këtë proces që cenon seriozisht të drejtën e votës për pjesëtarët e diasporës, thuhet në reagimin e OJQ “Germin”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik. Ajo …