Gëzim Kelmendi

Gëzim Kelmendi: Nuk kam mundur të shkelë mbi fjalën e dhënë

Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar për TV Dukagjinin, se në kohën kur është zhvilluar seanca për votimin e kryetarit  të Kosovës, ai ka qenë jashtë vendit, por  i ka qëndruar besnikë fjalëve të cilat i ka thënë më herët, se nuk do të qëndrojë në sallë, gjatë ditës së votimit të votimit, duke e pamundësuar sipas tij, bërjen e kuorumit. “Takimet e para për të më bindur për të qëndruar në sallë, kanë filluar para tri javëve, por takimet e fundit kanë qenë dy ditë para zgjedhjes së presidentit. Takimin e fundit e kisha me presidentin tashmë të zgjedhur, Hashim Thaçi. Nga unë është kërkuar të qëndroj në sallë, me ç’rast plotësimi i kësaj kërkese do të rezultonte më marrëveshje politike. Marrëveshja politike ka përfshirë që të jem pjesë e koalicionit qeverisës, për të drejtuar ministri, por që edhe të jemi pjesë e diplomacisë. Nuk kam mundur të shkelë mbi  fjalën e dhënë, ka nënvizuar deputeti, Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …