Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja. Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 1. 566 mostrave. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 849. Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 17 nëntor, 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 17, 878 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë 11 mijë e 768 të infektuar.
