Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është infektuar me virusin korona

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani,  ka treguar  se ka pasur kontakte me disa të afërm, që kanë rezultuar pozitivë me virusin dhe pas testimit në IKSHPK është njoftuar se edhe ajo ka dalë pozitive me koronavirus. Pasi disa të afërm, me të cilët kisha kontakt, rezultuan pozitivë në testin për COVID-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitive. Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike. Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …