Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë evidentuar vetëm tri raste të reja me covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë evidentuar vetëm tri raste të reja me virusin korona ndërkohë që një person ka humbur jetën nga përkeqësimi i gjendjes shëndetësore nga ky virus. Dy raste janë në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë. Vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv, ndërsa aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në afër 130 mijë persona që nga shfaqja e pandemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. “Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në thirrjen që e Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju ka drejtuar qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton …