Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i aksidenteve në trafikun rrugor

Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 16 mijë e 222 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 113 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar

Policia e Kosovës njofton se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 16 mijë e 222 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 113 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar. Gjithashtu njoftohet se gjatë vitit që lamë pas, për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacion, policia ua ka marr lejet e vozitjes shtatë mijë drejtuesve të automjeteve. Përveç kësaj, Policia e Kosovës ka shqiptuar  445 mijë e 776 tiketa trafiku ndaj shoferëve që nuk kanë shkelur rregullat e komunikacionit. Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor parashihen dënime astronomike financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion. Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë km/h mbi shpejtësinë e lejuar, e përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një viti, si dhe i shqiptohen pesë pikë negative.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …