DW: Presidenti i Serbisë Vuçiq ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Dojçe Velle njofton se në takimin e Mynihut, pas fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është kanë tejet i shqetësuar. Ai është nervozuar kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se bota duhet ta ndihmoj Serbinë që të çlirohet nga Kosova ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar duke thënë se Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore. Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut Wolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …