Gjatë vitit 2022,  Shqipëria është vizituar nga rreth 7 milion turist

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se gjatë vitit 2022, Shqipëria është vizituar nga rreth 7 milion turist. Ajo ka shtuar më tutje se janë afër dy milion turistë më shumë se në vitin 2021 dhe rreth 18 për qind më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin. “85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; e sigurisht mysafirët nga Kosova që janë shtylla jonë më e fortë e kemi detyrimin më të madh për t’u ofruar cilësinë maksimale në shërbim”, ka deklaruar mes tjerash, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …