Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, Komandanti i FSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Ky takim u zhvillua  në Bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein, Gjermani. Takimi u bashkëdrejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Në takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi shtetet e koalicionit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe adresoi kërkesat për vitin 2025. Gjatë forumit, Gjeneral Jashari zhvilloi një takim me Gjeneral Christopher Cavoli, Komandantin e Forcave Amerikane për Evropë, ku ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të forcuar paqen dhe sigurinë euroatlantike. Kosova, pjesë aktive e këtij koalicioni, ka mbështetur Ukrainën përmes trajnimit të forcave luftarake, ndihmës në fushën e deminimit dhe dhurimit të pajisjeve, automjeteve dhe municioneve të kalibrave të mëdhenj.

 

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …