Ish komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral, Rrahman Rama ka vlerësuar se operacioni gjetjen e trupit të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit, është politizuar. Ai ka theksuar më tutje se politizimi i këtij rasti nuk i ndihmon as vendit e as institucionit që e ka kryer obligimin e vet. “E keqja e kësaj është që politizohet ky rast fatkeqësie. Të politizohet kjo është diçka që realisht nuk mundesh me marrë me mend se cila është arsyeja” ka theksuar gjenerali, Rrahman Rama. Ai ka theksuar më tutje se ushtria dhe misioni është i Kosovës dhe i asnjë partie politike. Gjenerali, Rrahman Rama ka përkujtuar se në të kaluarën ka pasur disa herë intervenime të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, dhe përmendi 15 korrikun e vitit 2015 pikërisht në Ujman, rasti kur ishin ndeshur dy varka atje.
