Gjenerali i brigadës amerikane, Chris McKinney, ka arritur sot në Kosovë dhe ka vizituar Ambasadën amerikane në Prishtinë. Atje, ai u prit nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, e cila e falënderoi për vizitën dhe e mirëpriti në emër të stafit diplomatik. Gjatë vizitës, McKinney pritet të mbajë takime dypalëshe për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe përforcimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e sigurisë në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
