Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën e MSU-së në Prishtinë, duke simuluar një sulm të jashtëm në kazermë. KFOR-i njoftoi se stërvitja kishte për qëllim të demonstrojë efektivitetin e masave mbrojtëse të forcave dhe përgatitjen tekniko-taktike të tyre për të neutralizuar kërcënimet e mundshme. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuuar për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …