Gjenerallejtënant Bashkim Jashari merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane në Wiesbaden

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për në Wiesbaden të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Randy Alan George, për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane. “Tema kryesore e konferencës ishte ‘Ndërtimi i Gatishmërisë për Parandalimin Global’, ku u theksua rëndësia e të menduarit strategjik dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidave globale të sigurisë,” thuhet në njoftim. Gjatë konferencës janë zhvilluar diskutime të rëndësishme për ngritjen e gatishmërisë kolektive, përmirësimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrive partnere, si dhe shfrytëzimin e të dhënave në kohë reale për analizimin e strategjive ushtarake. Pjesëmarrja e gjeneral Jasharit në këtë ngjarje të nivelit të lartë vlerësohet si një dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve të FSK-së me partnerët ndërkombëtarë dhe e përkushtimit për siguri dhe paqe globale.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për kufizimin e aktakuzës në rastin Thaçi dhe të tjerët

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur sot të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse …