Rrahman Rama

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në ndërrimin e komandantit të Forcave të Armatosura të Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë mori pjesë në ceremoninë kryesore me rastin e ndërrimit të komandës së Forcave të Armatosura të Kroacisë, në Zagreb. Gjenerallejtënant Rrahman Rama ishte pjesë e ceremonisë në të cilën ishin  edhe Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, kryetari  i Kuvendit kroat, akademik Zheljko Rainer, ministri i Mbrojtjes Josip Buljevic si dhe shumë prej shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit e më gjerë. Në këtë aktivitetet solemn të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Forcave të Armatosura kroate. Komandën e Forcave të Armatosura e mori gjeneral kolonel Mirko Shundov, nga paraardhësi i tij, gjeneral Drago Lovric. Me këtë rast gjeneral Rama pati mundësinë të takojë personalitete të larta të fushës së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe vendeve pjesëmarrëse në aktivitetin e ndërrimit të komandës së Forcave të Armatosura të Kroacisë në Zagreb. Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Forca e sigurisë së Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë. (R. Z.)

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …