Vetëvendosja përmes një kumtese për medie ka kritikuar degradimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që ka reaguar kundër postimeve të fundit ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci. Lëvizja Vetëvendosje konsideron se që nga shpallja e pavarësisë përfaqësimi i Republikës së Kosovës nga përfaqësuesit e deleguar në vende të ndryshme të botës Ministria e Punëve të Jashtme ka degraduar tej mase. Emërimi i personave për të përmbushur apetitet e militantëve partiakë pa respektuar as kërkesat minimale të paraqitura në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës ka bërë që misionet diplomatike të njihen vetëm për mungesë të profesionalizimit, për skandale të shumta dhe deklarata të dëmshme. Të emëruarit në misione diplomatike, thotë kumtesa VV-së , nuk kanë arritur ende të kuptojnë se cilat janë detyrat e tyre dhe se si duhet të sillen në zbatim të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm siç shihet edhe nga deklarata e fundit e Ramiz Lladrovcit, i emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë. Ambasadori ka lëshuar një deklaratë e cila, përveçse nuk paraqet qëndrim të Republikës së Kosovës, është deklaratë kundër një deputeti të opozitës, në tentim mbrojtje të bashkë-partiakut të tij, duke e shkelur edhe Deklaratën e Paanshmërisë. Vetëvendosja ka ftuar Komisionin për Grada dhe Disiplinë, që sipas kompetencave të përshkruara në Nenin 12 të Rregullores, ta shqyrtojë këtë shkelje të rëndë dhe urgjentisht të fillojë procedurë disiplinore në mënyrë që sa më shpejtë të largohet Ramiz Lladrovci nga shërbimi i jashtëm.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …