Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë mori pjesë në ceremoninë kryesore me rastin e ndërrimit të komandës së Forcave të Armatosura të Kroacisë, në Zagreb. Gjenerallejtënant Rrahman Rama ishte pjesë e ceremonisë në të cilën ishin edhe Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, kryetari i Kuvendit kroat, akademik Zheljko Rainer, ministri i Mbrojtjes Josip Buljevic si dhe shumë prej shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit e më gjerë. Në këtë aktivitetet solemn të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Forcave të Armatosura kroate. Komandën e Forcave të Armatosura e mori gjeneral kolonel Mirko Shundov, nga paraardhësi i tij, gjeneral Drago Lovric. Me këtë rast gjeneral Rama pati mundësinë të takojë personalitete të larta të fushës së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe vendeve pjesëmarrëse në aktivitetin e ndërrimit të komandës së Forcave të Armatosura të Kroacisë në Zagreb. Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Forca e sigurisë së Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë. (R. Z.)
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …