Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën gjithëpopullore të mbajtur në Prishtinë. Përmes një postimi në Facebook, OVLUÇK-ja ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve, duke theksuar se kërkesa për drejtësi për UÇK-në do të vazhdojë. “Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në njoftimin e OVLUÇK-së
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
