Ambasada amerikane nderon heroin Afrim Bunjaku: Autorët duhet të mbahen përgjegjës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023. Përmes një postimi, Ambasada amerikane ka thënë se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut, duke rikujtuar edhe thirrjen për përgjegjësi ndaj autorëve të sulmit. “Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Afrim Bunjaku u vra gjatë përleshjeve me grupin e armatosur serb në Banjskë, ndërsa pas vdekjes u nderua me titullin “Hero i Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli: Kaloj në përjetësi edhe një Luftëtar i Lirisë

Sejdi Veseli: Kaloj në përjetësi edhe një Luftëtar i Lirisë

Vargut të të pavdekshmëve të popullit tonë iu shtua edhe njëri nga veprimtarët e orëve …