Komuna e Deçanit dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, organizojnë aktivitete me temën: “E ardhmja e turizmit”

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Komuna e Deçanit dhe Universiteti “Haxhi Zeka”, përmes Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, organizojnë aktivitete me temën: “Nga destinacioni te përvoja digjitale: E ardhmja e turizmit”.

Ky aktivitet do të mbahet të premtën me 25 shtator nga ora 09:30 deri në ora 12:00, ku studentët e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë prezantojnë ide kreative për zhvillimin dhe promovimin e turizmit.

Aktiviteti Qendror do të mbahet të hënën me 28 shtator në Qendrën Rinore “Fetnete Ramosaj” në Deçan.

Në këtë aktivitet do të bëhen prezantime, diskutime dhe promovim të ofertës turistike lokale e të produkteve vendore.

Kjo do të jetë një mundësi për të bashkuar studentët, institucionet, bizneset dhe prodhuesit vendorë në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e potencialit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Muharrem Misimi, Xhavit Bislimi, Mexhit Bislimi, Driton Brahimi dhe Vesel Muharremi

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë …