Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka takuar të enjtën udhëheqësit e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Sipas kryetarit Latifi ata u pajtuan të mbështesim njëzëri deklaratën kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndaj krerëve të UÇK-së, të cilin e konsiderojmë të padrejtë dhe të papranueshëm.
Me një qëndrim, bashkë me qytetarët e Rahovecit, të bindur plotësisht në pafajësinë e tyre, vihemi në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe në rivendosjen e drejtësisë për çlirimtarët.
Të bashkuar, për drejtësi, dinjitet dhe në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së!
JO NË EMRIN TIM!
JO NË EMRIN E RAHOVECIT!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT, ka shkruar kryetari Latifi në profilin e tij në Facebook.