Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës në Iowa të SHBA-së, ka përmendur Kosovën si një shembull konkret të bashkëpunimit dhe angazhimit të Aleancës për sigurinë dhe paqen. Në Des Moines, Rutte mori pjesë në diskutimin “A Conversation on NATO’s Future”, të organizuar nga Chicago Council on Global Affairs, së bashku me ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew G. Whitaker, ku foli për rëndësinë e Aleancës dhe kontributin e vendeve anëtare në misionet ndërkombëtare. Duke iu referuar Kosovës, Rutte deklaroi: “Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë”, duke theksuar se angazhimi i NATO-s përmes KFOR-it mbetet pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. Në fjalën e tij, Rutte veçoi edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur bashkëpunimin e Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan me institucionet e sigurisë në Kosovë. Ai tha se Iowa është shtet partner i Kosovës dhe se pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë ofruar mbështetje dhe trajnim për Forcën e Sigurisë së Kosovës. NATO vazhdon ta mbajë KFOR-in në Kosovë, me misionin për të kontribuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet.
Av Lauri Heikkinen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
