Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujërave (KRU) “Hidromorava”, të kryesuar nga znj. Elhame Ramadani, e cila ishte e shoqëruar nga dy inxhinierë, si dhe z. Kemur Mustafa, përgjegjës i degës së KRU “Hidromorava” në Viti.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe gjendjen e ujësjellësit në fshatrat Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve, Trestenik, Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme.
Në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe KRU “Hidromorava”, me qëllim të adresimit të problemeve dhe përmirësimit të furnizimit me ujë për banorët e këtyre lokaliteteve.