Tema të tjera...
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.
Joe DioGuardi është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar në Shtetet e Bashkuara në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve dhe për përpjekjet për sensibilizimin e institucioneve amerikane lidhur me çështjen e Kosovës.
Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra e angazhuar në promovimin e çështjes shqiptare dhe në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Me dekretet e sotme, dy personalitetet shqiptaro-amerikane marrin zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke formalizuar lidhjen e tyre me shtetin që e kanë mbështetur për dekada.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
