Kryetari Smajl Latifi viziton në Çifllak, kompaninë PeriVita

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka vizituar të hënën në Çifllak, kompaninë që merret me grumbulluimin e prodhimeve Bujqësore Perivita SH.P.K.

Në postimin e tij në Facebook, Latifi ka shkruar:

Vizitë te Korab Kabashi, në Perivita SH.P.K. në Çifllak, kompani që mbledh prodhimet bujqësore të bujqve tanë dhe i eksporton në disa vende të Evropës.

Ky është modeli që duam ta fuqizojmë: bujku prodhon, biznesi grumbullon, tregu rajonal dhe evropian blen.

Më shumë treg për prodhimet tona do të thotë më shumë siguri dhe mundësi për bujqit.

Kur hapen tregjet, fitojnë fermerët”, ka shkruar kryetari Latifi pas vizitës së tij në Qendrën e Grumbullimit të Produkteve Bujqësore, PERIVITA në Çifllak.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore

NJOFTIM NGA DREJTORIA E ARSIMIT NE DEÇAN Të nderuar maturantë, Ju njoftojmë se Ministria e …