Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëfinancimit me z. Orhan Butiqi, përfaqësues i OJQ-së VoRAE, (Zeri per Komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptian) për zbatimin e programit për transformimin e vendbanimeve në Komunën e Rahovecit.
Në koordinim me Zyrën për Komunitete dhe Kthim të Komunës së Rahovecit, ky bashkëpunim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në vendbanimet ku jetojnë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe fuqizimin e përfshirjes dhe mirëqenies së tyre, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.