FSK

Gjenerallejtnant Rrahman Rama: Shumë shpejtë do të fillojë kampanja për rekrutimin e 400 ushtarëve të tjerë në FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se aktualisht brenda kësaj force janë të infektuar 10 ushtarë. Aktualisht FSK numëron 2800 ushtarë dhe ushtare aktive që janë në shërbim, ndërsa Rama ka njoftuar se shumëshpejtë do të fillojë kampanja  për rekrutimin e 400 ushtarëve të tjerë. “Janë 2 mijë e 800 ushtarë e ushtare aktive, ndërsa që nga e hëna e ardhshme do të fillojë kampanja për rekrutimin e ushtarëve e ushtareve të reja, e që në vitin e ardhshëm do të na bashkohen edhe 400 pjesëtar të rinj”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …