Historiani izraelit Gideon Greif, i cili drejtoi “Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar për Studimin e Vuajtjeve të Popujve në Rajonin e Srebrenicës nga 1992 deri në 1995”, komision të cilin e ka formuar Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila mohon se gjenocidi kundër boshnjakëve ka ndodhur në qytetin boshnjak të Srebrenicës, do të marrë një dekoratë të veçantë nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur, Al Jazeera. Këtë informacion, e ka konfirmuar për Al-Xhazirën zyra e kryetarit gjerman Steinmeier, i cili e ka emëruar z. Greif si fitues i Urdhrit të Kryqit të Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë. Përgatitjet janë duke u zhvilluar për të organizuar një ceremoni dorëzimi që do të mbahet në Tel Aviv”. Më tej thuhet se Gideon Greif është “një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtarë që punon në fushat e studimeve dhe leksioneve të Holokaustit”. Me hetim kemi vënë në dukje qëndrimin e presidentit Steinmeier se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, të cilin Komisioni Greif e mohon, por ajo pjesë e hetimit nuk ka marrë përgjigje. Komisioni i kryesuar nga Greif pretendon se jo më shumë se 3,500 boshnjakë dhe 2,000 serbë u vranë në Srebrenicë. Pavarësisht vendimeve ndërkombëtare, autorët e studimit, të paraqitur në qershor të këtij viti, besojnë se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë. “Gjetjet e këtij raporti synojnë kryesisht pajtimin, të vërtetën dhe faktet dhe me qëllimin e paqes midis të gjithë popujve,” tha Greif pasi qeveria e Republikës Serbe e miratoi dokumentin. Raporti u pasua nga një breshëri kritikash, njëra prej të cilave bie në sy është ajo e Menahem Rosensaft, udhëheqës i Kongresit Hebraik Botëror dhe një luftëtar i flaktë për drejtësinë dhe për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. (Al Xhazira)
