Gjermania kundërshton propozimin për kthim të Rusisë në Grupin e Shtatë Shteteve më të Industrializuara

Gjermania kundërshton propozimin për kthim të Rusisë në Grupin e Shtatë Shteteve më të Industrializuara

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kundërshtuar kthimin e Rusisë në Grupin e Shtatë Shteteve më të Industrializuara (G7), pasi Trump ka përmendur mundësinë e kthimit të Moskës në grupin e fuqive ekonomike. “Arsyeja e dëbimit të Rusisë ka qenë aneksimi i Krimesë dhe intervenimi në lindje të Ukrainës”, ka thënë Maas në një intervistë që pritet të publikohet të hënën në dy gazeta gjermane, Rheinische Post dhe Bonner General-Anzeiger. “Prandaj, për aq kohë sa nuk kemi zgjidhje atje, unë nuk shoh mundësi të ribashkimit të Rusisë në G7”, ka thënë Maas. Ai ka theksuar se marrëdhëniet me Rusinë tani janë vështirësuar “në shumë aspekte”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Kriza politike rrezikon zgjedhje të reja: KQZ, përballet sërish me barrë të rëndë organizimi

Nuk ka kaluar as një muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të …