Gjykata Speciale pranon provat e MUP-it serb kundër ish-krerëve të UÇK-së, avokati Bajraktari: Turpi ka emër dhe adresë

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar pas shkrimit të Nacionales, në të cilën thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka deponuar “prova” kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij pse këto prova po pranohen nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajraktari ka shkruar se një veprim i tillë është i turpshëm.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka deponuar “prova” kundër heronjve tanë të luftës dhe paqes. Këto “prova”, mjerisht, po pranohen nga trupi gjykues, athua a i shkon për shtati emërtimi “Gjykata Speciale e Kosovës”… Nëse i falet besimi “provave” të tilla, epilogu dihet, ngritja e zërit dhe ndërhyrja në ndaljen e padrejtësisë, është drejtësi! Turpi ka emër dhe adresë!”, ka shkruar avokati Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovojë kërkesën për hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj …