leoni

Gjuriq: Pas Asociacionit, do të ketë bisedime për tema të tjera

Drejtori i të ashtuquajturës
Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se edhe
pas themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, do të ketë një radhë të re të
bisedimeve për një sërë çështjes, sipas tij, të pazgjidhura. “
Pas Asociacionit, në tavolinë duhet
të vinë çështja e Kishës Ortodokse Serbe, prona publike dhe private serbe,
personat e pagjetur, njohja e diplomave universitare të Mitrovicës Veriore dhe
çështje të tjera që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë”, ka deklaruar
Gjuriq. Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ka theksuar se qëllimi i
Serbisë është forcimi ekonomik, pasi vetëm një Serbi e fuqishme në arenën
ndërkombëtare mund të mbrojë në mënyrë efektive interesat e veta shtetërore dhe
kombëtare, përfshirë edhe interesat legjitime, siç i ka quajtur ai, në Kosovë. Sipas
tij “BE-ja për Serbinë nuk është qëllim në vetëvete”, duke shtuar se Serbia ka
për qëllim t’u ofrojë shtetasve të saj një jetë prosperuese.

Kontrolloni gjithashtu

Reagon OVL e UÇK-së: Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës

Deklarata e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, dëshmi e frikës nga drejtësia dhe një …