Komuna e Drenasit shpall sportistët e vitit 2015

 

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë përzgjedhjen e sportistëve me të dalluar për vitin 2015. Me këtë rast, kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individet me të suksesshëm me rezultatet e arritura.

Demaku në fjalimin e tij ka thënë se “viti që po lemë, ka qenë më i suksesshmi në sportin e Drenasit, në veçanti atë në futboll me rezultatet e klubit Feronikeli, po ashtu edhe kblubet e tjera që Komuna jonë krenohet me këto rezultate dhe sukseset e tyre. Ju përgezoj të gjitha klubet për punën dhe vullnetin që keni treguar gjatë këtij viti”, ka theksuar kryetari Demaku. Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, z. Agron Dubovci ka thënë se Komuna është krenar me sukseset e juaja dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmon afër jush duke ju përkrahur financiarisht e po ashtu edhe në krijimin e kushteve me të mira infrastrukturore sportive.

Juria në perberje prej Shpend Bogiqi,  kryetar, ndërsa anëtar , Fatmir Gashi, Agim Thaqi, Mehdi Ademi dhe Bekim Dobra, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e me të mirëve të këtij viti.

Fillimisht janë ndarë mirënjohje për ata të cilet kanë kontribuar në sportin në përgjithësi gjatë këtij viti, pastaj janë ndarë shperblimet.

Sportisti i vitit 2015 është shpallur:

  1. Behar Maliqi – Futbollist në KF “Feronikeli”

  2. Hazir Asllani – Shigjetar në KSH “Feronikeli”

  3. Haxhi Sahala – futbollist në KF “Feronikeli”

  4. Liridona Kurrumeli – volejbolliste në KV “Drenasi”

  5. Getoar Bujupi – hendbollist në KH “Drenica”

  6. Rukije Muja – volejbolliste në KV “Drenasi”

  7. Afrim Bazaj – bokser në KB “Drenasi”

  8. Kaltrina Fejza – volejbolliste në KV “Gryka”

  9. Kaltrina Ramabaja – hendbolliste në KH “Drenica” dhe

  10. Fatmir Rruku – shahist në KSH “Feronikeli”

 Ndërsa ekipi më i mirë është zgjedhur Klubi i Futbollit “Feronikeli”.

Trajneri më i mirë – Gani Sejdiu – KF “Feronikeli”

Punëtori sportiv – Abedin Mehani – KV “Drenasi”

Referi më i mirë – Hajriz Hajdari – Super liga e Kosovës

Nga shpresat u zgjodhen: Lauresa Hoxha – KV “Drenasi dhe Sali Islami – KB “Drenasi.

Pedagogët me të suksesshëm u zgjodhën:  Zeqir Hasi – “Gjergj Katrioti – Skënderbeu”- futboll

Elmi Zymeri – “Gjergj Katrioti – Skënderbeu” – volejboll

Pionier sportiv janë zgjedhur: Lorent Gjylani dhe Bejtë Rexhepi

DKRS-ja ju ndau mirënjohje edhe veteranëve të sportit:

Mehdi Bardhi, Ymer Dubovci dhe Salih Heta

Post mortum ju nda mirënjohje Hashim Mala.

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport ka uruar të gjithë të shpërblyerit duke ju uruar suksese edhe vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …