Duke folur për vizitën që do ta realizoj sot në Kosovë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, zyrtari i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se presidenti Vuçiq do ta marr në Kosovë vendimin më të mirë për serbët dhe Serbinë. Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit, Aleksandar Vuçiq, pasi kjo vizitë do të thotë siguri për ata, ka theksuar Marko Gjuriq. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin ka thënë se thënë se vizita në Kosovë është një fitore e madhe për Aleksander Vuçiqin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
