Gjuriq: Autoritetet e Kosovës nuk do të mundin më i bindë serbet për ndryshimet kushtetuese që e bëjnë Kosovën më ushtri

Gjuriq: Të hënën do të dihet se kush pranon Qeverinë e Serbisë e kush Qeverinë e Kosovës

Zyrtari i lart i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se të hënën do të dihet se cilës politikan serbe të Kosovës pranojnë Qeverinë e Serbisë e cilët Qeverinë e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se të hënën do të mbahet një takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq të përfaqësuesve të serbeve të Kosovës. Pas këtij takimi do të mëshohet se kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush  mbështet politikën e Qeverisë serbe si dhe cilat grupe politike dhe individ  në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren. Marko Gjuriq ka shtuar më tutje se nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë nga ana e përfaqësuesve të rremë të vet emëruar të serbëve në Kosovë nuk është spontan dhe me të kanë lidhje paratë e  shqiptarve dhe disa agjenci të huaja.

Kontrolloni gjithashtu

Flotistët e Kishnicës në grevë: Dy muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Punëtorët flotistë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në javën e dytë të grevës për …