Masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga shteti serb në Reçak e quajti trillim, dënohet me 2 vjet burg Ivan Todosijeviq

Gjykata e Lartë në Podgoricë dënoi 14 veta për veprën penale përpjekje për rrëzimin e dhunshëm të Qeverisë

Gjykata e Lartë në Podgoricë i dënoi 14 të arrestuar lidhur me veprën penale përpjekje për terrorizëm dhe krijimin e një organizate kriminale në tetor të vitit 2016, me synim rrëzimin e dhunshëm të Qeverisë malazeze dhe parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Të dënuarit janë dy udhëheqës të partisë opozitare malazeze Fronti Demokratik, një shtetas tjetër malazez, nëntë shtetas të Serbisë dhe dy oficerë të dyshuar të inteligjencës ushtarake ruse. Shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u dënuan me 15 vjet burg. Udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, u dënuan me nga pesë vjet. Nga nëntë shtetasit e Serbisë, të dënuar për përpjekjen për puç, Branisllav Dikiq, ish-gjeneral i policisë serbe, u dënua tetë vjet në burg. Predrag Bogiqeviq dhe Nemanja Ristiq, të dy anëtarë të grupeve ultranacionaliste serbe, u dënuan me nga shtatë vjet. Branka Miliq, e cila u arratis në Ambasadën e Serbisë në Podgoricë në fund të vitit 2018, mori një dënim trevjeçar; Dragan Maksi u dënua 21 muaj, Srbolub Gjorgjeviq 18 muaj dhe Kristina Hristiq u dënua me kusht.

Katër nga të dënuarit e fundit u gjykuan në mungesë, përfshirë dy shtetasit rusë.

Gjykata e Lartë e Malit të Zi konstatoi se grupi ka bërë komplot për të pushtuar Parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Kryetarja e gjykatës, Suzana Mugosha, tha se të gjithë të pandehurit kishin detyra që synonin rrëzimin me forcë të Qeverisë malazeze dhe shpalljen e Frontit Demokratik fitues të zgjedhjeve, me qëllim pengimin e Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO.

Gjykata konstatoi se Mandiq dhe Knezheviq kishin për detyrë të rekrutonin njerëz dhe të përgatisnin një protestë përpara parlamentit, me qëllim të sulmimit të legjislaturës.

Mugosha po ashtu tha se dëshmitë treguan se Knezheviq ka qenë i ngarkuar edhe me përcjelljen e mesazheve tek anëtarët e një organizate kriminale jashtë vendit.

Kremlini ka mohuar se “mekanizmat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë.

Mali i Zi, në qershor të vitit 2017, është bërë vendi i 29-të anëtar i NATO-s, një hap që është kritikuar fuqishëm nga Moska dhe është kundërshtuar nga disa malazezë që mbështesin lidhje më të afërta me Rusinë.

Përpara vendimeve të 9 majit, Fronti Demokratik paralajmëroi se dënimi i liderëve të tij, Mandiq dhe Knezheviq, do të rrezikonte “destabilizimin e pakthyeshëm të Malit të Zi”. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …