Haradinaj: Duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të ulët në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë

Haradinaj: BE-ja t’i njoh dhe pranojë të arriturat e Kosovës dhe të mos vazhdojë t’i mbajë të izoluar qyetarët tanë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova sot shënon Ditën e Evropës për shkak se është pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes evropiane. Ai ka theksuar se institucionet kosovare kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. “Kosova shënon Ditën e Europës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane, ndër shekuj. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Europë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim. Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë. Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë. Urime Europë – Kosova është e jotja”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …