Gjykata e Stasburgut, për Aleks Nikën: Janë dy shkelje në këtë çështje, vrasja dhe më pas mos-zbardhja e vrasjes nga Qeveria

Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për Aleks Nikën, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas mos-zbardhja e vrasjes. Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit të viti 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur “Prokuroria po luan ping pong” me dosjet. Ndaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …