Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimet e Listës Serbe se formimi i Qeverisë është kundër kushtetues

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dënuar diskursin publik të krerëve të shtetit lidhur me vendimmarrjen me 29 maj

Gjykata Kushtetuese ka dënuar diskursin publik të krerëve të shtetit. Në një reagim për media, Kushtetuesja ka përmendur presidentin dhe kryeministrin në detyrë për paragjykim në vendimmarrjen e saj duke shtuar se nuk iu nënshtrohet persioneve dhe kërcënimeve.

Akuzat e drejtpërdrejta të kryetarit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për njëri-tjetrin se po mundohen të ndikojnë në vendimmarrje të gjykatës për rastin e dekretit të Thaçit, GJK-ja ka thënë se po i ndjek me shqetësim.

“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore. Gjykata ka thënë se dënon edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese rikujton se vepron si tërësi, në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore që qeverisin vendimmarrjen e saj. Gjykata Kushtetuese siguron publikun se nuk do t’i nështrohet presioneve dhe kërcënimeve të tilla, dhe se nuk ka nevojë për mbrojtje politike apo publike nga askush, sepse Kushtetuta dhe ligji ia ofrojnë të gjitha garancitë e nevojshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”, ka thënë Kushtetuesja teksa në fund ka kërkuar përmbajtje nga komentet dhe veprimet që ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e saj.

Palët janë përballë njëra-tjetrës në rastin e dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër të ri të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin deri më 29 maj. Ankesa e Vetëvendosjes ishte në atë se a ka të drejtë presidenti t’ia ofrojë mandatin partisë së dytë për formim të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …