Njazi Ramadani: Përkujtohet vepra e dëshmorit të kombit, Arben Ramadani, në 20 vjetorin e rënies

Njazi Ramadani: Përkujtohet vepra e dëshmorit të kombit, Arben Ramadani, në 20 vjetorin e rënies

Sot u përkujtua vepra e Dëshmorit të Kombit Arben Ramadani. Në 20 vjetorin e rënies bashkë me familjarë dhe bashkëluftētarë, vendosëm buqeta lulesh pranë varreve të tyre, në varrezat e dëshmorëve për të nderuar veprën dhe rënien e tyre heroike për lirinë e atdheut. Po ashtu, shërbeu si motivim i qindra e mijëra luftëtarëve të cilët do të rreshtohen në radhët e UÇK-së e të UÇPMB-së siç është rasti i luftëtarit të devotshëm Arben Ramadani i cili do të bie në fushën e nderit për të cilin nuk kishin kuptim kufijtë që i ndanin shqiptarët.Lavdi Dëshmorit të Kombit Arben Ramadani dhe të gjithë dëshmorëve që ranë në trojet shqiptare! -tha: Ahmet Isufi.

Arben Ramadani (1981-2000) ishte ndër të parët në përgatitjen e luftës së UÇK-UÇPMB)-së.

Para 20 viteve, kur forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, në pamundësi për t’u ballafaquar me Bombardimet e NATO-se dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Zonës Operative të Karadakut, pasiqë si kundervënie për humbjet në njerëz e dëmet në makinerinë luftarake, si në sulm edhe në tërheqje e sipër, forca serbe, po zbrazte gjithë egërsinë shtazarake në njerëz të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq, në rrugë në shtëpitë e tyre e kudo që haste ata. Kështu me rezistencën e mirëfilltë të tyre u rreshtuan bijtë dhe bijat e UÇK-ës, e cila ndonëse me numër shumë fish më të vogël të ushtarëve, kundermasa luftarake, po bënte luftë në dy fronte; në njërën anë me forcat ushtarako-policore, e në anën tjetër ato paramilitare serbe, per disa ditë rresht Arbeni me njëitin e tij,rezistuan forcat pramilitare, për disa ditë të para të prillit, ishte jehona e krismave të Agimit në thyerjen e kufirit, edhe Arbeni me 2 dhe 3 prill 1999 në fshatin Kokaj, kur nuk u lejuan të thejnë rezistencën, barikadimin, deri sa erdhen përforcimet nga ana perendimore sëbashku me popoullatën e zhvendosur tërhiqen në anë juglindore. Inkuadrohet në njësitin e UÇK-së ZO e Karadakut së bashku me Ibrahim Fejzullahu Komandant i njësitit( tashmë Heroi i Kombit), Fazli Hajdarin, Vasuf Zeneli, Qani Fejzullahun në logjistikën e ZOK të UÇK-së, Arbeni si korier dhe me detyra ushtarake logjistike 1998-99, përcolli përfaqësuesit politik dhe ushtarak nga pikat kufitare, si Tefik e Hanumshahe Zymberin përgjegjes për informim I ZOK-ut,në relacionin Gjilani për Maqedoni, etj. Në mars prill 1999, Arbeni pas masakrave ndaj popullatës shqiptare së bashku me Agronin, B, Rexhpin nga Tasjani- Presheva, Besim Mustafën nga Kmetoci i Gjilanit, vazhdon stërvitjet në Veriun e Shqipërisë), ku jep betimin në rreshtimin në rradhet e UÇK-së. Rezistenca në Luginën e Presheves: Agron dhe Qani Fejzullahun 2000: I bashkohet rradhës së të rinjve në Kosovë Lindore të UÇPMB-së. Më pastaj sëbashku i’u bashkohen rradheve të Zonës kufitare të i’u Zinës së Preshevës. Edhe Komandant i ZOP të UÇPB-se, Mustafë Shaqiri – Shpëtimi ndër tjerash thekson se Arbeni i Kokajve, gjate vietëve 1998-1999, i bashkohet njësitit të Preshevës për të luftuar dhe dhënë hakun armikut serb, për ta mbrojtur nga bandat serbo-çetnike pjesën e okupuar të Kosovës Lindore.

Po aty,në fjalën e bashkëluftëtarit të Arbenit, Agron Fejzullahu me këtë rast, vuri në spikamë virtytet e larta prej luftëtari, të dëshmorëve. Ai ka porositur se ata që dinë të çmojnë sakrificën më sublime për liri, paqe, përparim dhe integrim nuk do të shuhen kurrë. Kjo dëshmon se populli është për t’u përmbushur amaneti e atyre dhe vetëm kur të përmbushet ky amanet, ata do të prehen në tokën për të cilën ranë. Bashkëluftëtari i Arbenit, Vasuf Zeneli, kujton se Arbeni si çdo i ri, shkojnë në brigaden 124, Shqipëri për stërvitje për t’u kthyer më vonë me njësitin e gjejme në zonën e tij, Arbenin e gjejmë me njësitin e tij; duke operuar maleve të Karadakut. Ndërsa Agron Fejzullahu, një nga bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë : Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Lugunës, ai ra dëshmor i parë, duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.

Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit, gjatë dhe Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës së UÇPMB-së, Z.O. të Preshevës i cili mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë do ti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së. Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”, Z.O e Preshevës.

Arbeni ishte në qelulat e para në rradhet e UÇPMB-së, e cila ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkangjitën djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij jan të pavdekshme, siç janë edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë.

Bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë se: ” Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake”. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Luginës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.

Në pranverën përmbyllëse të këtij mileniumi, ai shkonte drejtë përjetësisë shkon, dhe bashkohej me heronjët e tjerë, duke i dhënë hakun armikut, i cili pas tërheqjes ishte barrikaduar në tokat tona. U vë në mbrojte të popullatës së kësaj ane, duke u dal përballë bandave kriminale të pozicionuara në pjesën lindore . Ai u solli armatim të mjaftueshëm shokëve-bashkëluftëtarë të tij, nga ish frontet e luftës së UÇK-së nëpër të cilat kishte kaluar.

Arbeni ende pa i mbushur të nëntëmbëdhjetat, i lindur, si nipi i parë i gjyshit, dhe nxënës i mësuesit të parë, Arbeni në fillim të muajit maj, sapo ishte mbushur mali me gjethe, sapo ra kushtrimi ishte pushka e parë e lirisë. Arbeni me 19 maj, në një luftë të pabarabartë qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Përkundër përpjekjeve të paqeruajtësve për t`ia shpëtuar jetën , Arbeni mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Përkushtim : 19 Maji 2000, është data kur ra dëshmor, Arben Ramadani. Dita që e kujtojmë me krenari dëshmorin, i cilin arriti epitetin dhe shkallën më të lartë, dinjitet njërzorë dhe kombëtar.

19 Maji dita e deshmorit të atdheut Arbenit që na i dha mundësinë të gëzojmë lirinë në këto ditë dhe si ditë e veçante dhe duhet të nderohet në të gjitha anët.

Edhe pse jeta e tij, ishte akoma në lulëzim ai vendosi të luftonte, edhe pasojat i dinte, kjo tregon zemërgjëreësin e tij. Ky është një veprim që tregoi jo vetëm zemërgjersinë por edhe që nuk i tremben asgjeje, ai tregoi që mund të bëjë të pamundurën të mundur. Ky dëshmor dhe ndihej krenare për vendin ku lindi e jetoj, e u sakrifikua të shpëtoj atdheun nga armiqtë. Ideali i tij ishte drejtesia dhe destinacioni i tij fundit ishte Liria .Dje, për sot u derdhë gjakun si lumë, nuk u kursyen as jeta për atdheun. Uroj që të mos i harrojmë asnjëherë sepse ia dolet dje, ne do t’ia dalim sot për të mirën e vendit tonë.

Biografia: Jeta – Arben Sadik Ramadani (13.06.1981 – 19.05.2000) Z.O.K-ut. UÇK-se, si dhe UÇPMB-se se Preshevës – Brigada 113. Arben Ramadani ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së. Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit.Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës në Z.O. të Preshevës ku mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë doti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së.Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu” Z.O. e Preshevës.

KRONOLOGJIA E JETËS SË ARBENIT 1981: U lind më 13 qershor 1981, në fshatin Kokaj (ish Inatoc), 19 kilometra në juglindje të Komunës së Gjilanit. Është fëmija i dytë, pas motrës Zjaveres, nga gjashtë fëmijë që kishin bashkëshortët Sadik (Qahil) Ramadani e Regjije (Ibrahim) Fejzullahu – Ramadani, pas të cilit vinë edhe fëmijët e tjerë: Adnani, Mejdiu, Qahili, Fatlumi dhe Fitorja. 1992: Familja e tij shpërngulet nga fshati Kokaj, ku i kreu 4(katër) klasë të shkollimit fillor në vendlindje, prej nga emigroi në qytetin e Gjilan dhe vendoset në vendbanimin Arbëria ( ish Qenar Qeshmja), në jug të qytetit. 1993-1996: Regjistrohet në shkollën fillore “Abaz Ajeti” të qytetit në klasën e pestë, ku kreu shkollimin fillor. 1996- 2000: Fillon mësimet në vitin e parë të shkollës së mesme në Shkollën teknike “Mehmet Isai”, drejtimi i tekstilit të qytetit. 1992/97ː Intensivisht është i pranishëm në Lëvizjen liridashese të Kosovës, për liri dhe demokraci. Është i pranishëm në demonstratat që organizohen në Gjilan dhe në Kosovë për Kosovën Republikë, por edhe për liri dhe demokraci në Kosovë, për drejtat e shqiptarëve në trojet etnike gjithandej. Arbeni përkundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe trysnisë së pushtetit policor nuk i ndahet shkollimit, dhe mbrojtjes së shkollë shqipe. 1998/99:

Merret qysh herët krijimtari letrare dhe here pas herë me shkrime, ditar lufte, leksikon, poezi nga të cilat i’u botuan pas vdekjes në të përditshmen Epoka e Re, Prishtinë, 2000 si edhe te “Ushtima e maleve”, nr.5, 2001. Arbeni, bie në dashuri, por në ditarin e tij nuk jep të dhëna të tjera pos një fotografije dhe takimeve me të dashurën e tij…. 1989-99: Më 19 maj, Arbeni plagoset në krahëror me armë zjarri nga policia serbe në vendin e quajtur Kodra e Gares, te kufiri administrativ me Preshevën, dhe “dërgohet për hospitaliim urgjent nga Brigada shumekombeshe e Lindjes, KFOR-i amerikan” nga pika “Apokalipsia” në Pogragjë, përcillet me helikupter ushtarak për në Spitalin fushor të Kampit Bondsteel, Sojevë,Ferizaj ̪. Operohet dhe përpiqet të mbijetojë deri më 20 maj, kur vdes nga gjakderdhja e brendshme në krahror, ku ishte qëlluar me dy plumba, deri sa po kalonte kufirin me njëitin e tij . Arben Ramadani varroset në praninë e qindra qytetarëve e bashkluftëtarëve të tij të shumtë (UÇK- UÇPMB), anëtarëve të familjes dhe qytetarëve të tjerë liridashës të Gjilanit, Preshevës, Bujanocit, Kumanovës me rrethinë.

*Citatet&Memorial: Arbeni ishte në qelulat e para në rradhet e UÇPMB-së, aja ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkangjitën djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij ishte e pavdekshme, siç janë edhe ata 2001-2002 si si edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë, pra gjaku i tyre i derdhur në shumë beteja të luftës së fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së.

U lexua testamenti te pllaka përkujtimore në Kokaj, pasiqë u bënë vizita dhe homazhe nga Shoqata e veteranëve, bashkë-vendasve dhe bashkëluftëtarëve, në organizim të SHVL së UÇK-së e UÇPMB-së nga Nazmi Hajdini, kryetar.

Kontrolloni gjithashtu

Feti Jahir Haxholli (11.6.1975 – 20.4.1999)

Feti Jahir Haxholli (11.6.1975 – 20.4.1999)

Fetiu u lind më 11 qershor të vitit 1975 në fshatin Viti të Marecit, komuna …