Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg

Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar aktgjykimin për Ligjin lidhur me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky ligj  ishte dërguar në Kushtetuese nga 10 deputetë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. Sipas njoftimit thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin me parashtrues Arben Gashi dhe 9 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të parashtruar në Gjykatë bazuar në përcaktimet e paragrafit 5 të Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Gjykata ka vendosur njëzëri të shpallë kërkesën e pranueshme, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …