Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme lidhur me rastin e konstituimit të Kuvendit të Republikës. Sipas burimeve brenda Kushtetueses, është marrë për bazë kërkesa e Listës Serbe dhe vendimi është nxjerrë pak më parë, ndërsa pritet të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme. Me këtë vendim, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, puna e Kuvendit mbetet e pezulluar. Ky zhvillim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikën politike të vendit, duke vonuar përkohësisht funksionimin normal të legjislativit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
