Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ex officio masën e përkohshme që ndalon çdo vendim dhe veprim nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit lidhur me seancën konstituive pas përfundimit të afatit 30-ditor. Masa, e cila hyn në fuqi më 27 korrik, do të zgjasë deri më 8 gusht 2025. Vendimi erdhi pas kërkesave të parashtruara nga deputetët Memli Krasniqi nga PDK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetë të tjerë lidhur me çështjen e votimit të fshehtë dhe konstituimit të Kuvendit. Kushtetuesja e përcaktoi se ndalohet çdo veprim i deputetëve që do të zhvillohej jashtë afatit të përcaktuar prej 30 ditësh nga aktgjykimi KO124/25.
Vendimi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe do t’u kumtohet palëve përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …