Alban Muhamet Ahmetaj (12.12.1981 - 25.07.1998)

Alban Muhamet Ahmetaj (12.12.1981 – 25.07.1998)

Gjatë gjithë historisë së kombit shqiptar Radisheva ka lindur e rritur bijë e bija për penë e për pushkë të cilët gjithmonë kanë qenë në gjendje që të vdesin për lirinë e atdheut madje edhe e kanë bërë një gjë të tillë sa herë që Kosova i ka thirr. Radisheva është shtrofull e shqiponjave sypatrembur ngase në këtë vatër u linden shumë trima, një ndër ta ka qenë edhe heroina e maleve tona Shotë Galica e cila e kishe ngulitur frikën thellë në palcë armikut në shumë beteja krah për krah më Azem Galicën e shumë trima të tjerë të kohës. Edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Radisheva për lirinë e atdheut i dha 12 dëshmor e martirë, një ndër ta është edhe Alban Ahmetaj. Dëshmori Alban Ahmetaj u lind në fshatin Radishevë nga prindërit Muhamet e Miradije Ahmetaj.

Ai i kishte katër motra dhe dy vëllezër: Selveten, Merveten, Avnin, Teuten, Diturinë dhe Ilirin. Arsimin fillor e kishe kryer në fshatin Runik në shkollën “Shotë Galica”, ndërsa ishte i regjistruar në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta” në drejtimin elekro-kompjuter në fshatin Leqinë duke udhëtuar çdo ditë në këmbë në mes të maleve nga Radisheva për në Runik e pastaj në Leqinë pasi në objektin e kësaj shkolle në Runik e kishe mbyllur regjimi serb, por nuk mund ta kryej shkollimin e mesëm deri në fund pasi që atë e thirri Kosova në dasmën e lirisë. Ai ka qenë i dalluar si nxënës i shkëlqyeshëm në shkollë dhe më një nivel të lartë të kulturës dhe edukatës pasi që rrjedh nga një familje intelektualesh duke filluar nga prindi i tij Muhameti i cili ka qenë profesor i shquar i historisë dhe veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare.

Albani ka qenë një ndër të paret nga të rinjtë e kohës që ka marrë pjesë në demonstrata e marshime të ndryshme kundër armikut, kështu që ai në vitin 1997 i bën kontaktet e para më njerëzit e faktorit të qëndresës që më vonë do të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më daljen publike të UÇK-së Albani veç ishte bërë pjesë e saj dhe mezi e priste momentin që të armatosej dhe ta vishte uniformën.

Ai ka shkuar në këmbë për të bërë homazhe në Qirez e Likoshan pas masakrës makabre që e bën forcat serbe aty duke masakruar edhe gratë shtatzëna. Pikërisht kjo ngjarje dhe beteja e Prekazit më 5, 6 e 7 mars të vitin 1998 kanë qenë pikë kthese dhe reflektimi i madh për Alban Ahmetajn, ai e kishe kuptuar së armiku nuk një as moshë e as gjini. Dhe vendosi që t’i bashkoj babit të tij profesorit Muhamet i cili e kishe lenë ditarin e shkollës për ta rrokur pushkën së ashtu e thërriste Kosova.

Albani u burrërua para kohe ende pa i mbushur 18 vite ai vendosi jetë pjesë e luftës dhe luftëtar i lirisë në Brigadën 112 “Arben Haliti” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai veproi kryesisht në fshatin Radishevë. Albani më të vërtetë ka qenë sy shqiponje, gjatë luftës as gjumë nuk bënte, donte që çdo natë të jetë në roje, në istikame, në mbrojtje të atdheut, përkrah më trimat çlirimtar. Në një rast në front më armikun trim Albani i ishte drejtuar babait të tij Muhametit më këto fjalë: “duhet të vdesim edhe unë edhe ti babi por edhe shumë të tjerë, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë të lirë, se pa gjak nuk ka liri”. Albani nuk kishte kryer ndonjë stërvitje paraprake mbi përdorimin e armëve pasi që artin luftarak e kishte mësuar në beteja, atij i kishte hije uniforma dhe rrethatorja më fishek e mbështjellur në gjoksin e tij të njomë, ndërsa pushka e tij nxirrte flakë njësoj sikurse pushka e dadës Shotë, ishte i pa trembur dhe stoik.

Albani edhe pse ishte më riu në moshë në radhët e bashkë luftëtarëve të tij ai ka qenë i shoqërueshëm dhe i afërm më të gjithë, ai ka pasur qasje pozitive ndaj të gjithëve dhe përherë ka qenë optimist. Më datën 25 korrik të vitit 1998 forca të shumta ushtarake e policore serbe më makineri të rend lufte ja mësyn fshatit Radishevë për ta djegur edhe një herë pasi që: ky fshat është  djegur edhe tri herë më parë gjatë historisë, ka cituar në shënimet e tij profesori i historisë Muhamet Ahmetaj – babi i dëshmorit Alban Ahmetaj. Atë ditë të nxehtë korriku dielli po digjte më rrezet e tij për mbrojtur Radishevën përballë armikun dolën stërnipat e Shotë Galicës të etur për liri, atë ditë  “Kroi i Smakës” e ndërroj ngjyrën e rrjedhës së tij, ai rrjedhi gjak trimash që benë luftë e rezistencë titanike deri në fishekun e fundit, po në atë ditë u përjetësua Alban Ahmetaj se bashku më disa të afërm e bashkëluftëtar të tij.

Forcat serbe ishin më numër më të madh dhe më teknikë të madhe të luftës pasi që i vrasin fillojnë të i gjymtojnë grupin e të vrarëve ku ishte edhe Albani. Dhe më të arritur në vendin e krimit babai i Albanit, Muhameti vendos të behet i fortë dhe i thotë këto fjalë: “O bir paske vdekur ashtu siç dëshiroje, si hero”. Ai ra në altarin e lirisë, ra për mos të vdekur kurrë, ai dhe shumë heronj të tjerë janë gur themeli i lirisë së Kosovës.

Trupi i tij u varros në vendin e rënies të Kroi i Smakës ndërsa dy vite pas në përvjetorin e përjetësisë së tij më 25 korrik të vitit 2000 kur në Kosovë ishte hapur qielli tashmë e Kosova frymonte e lirë, Albani është rivarrosur në kodër të fshatit së bashku më dëshmoret dhe martirët e tjerë të Radishevës. Aty është ngritur lapidari i përbashkët për të gjithë dëshmoret e këtij fshati. Edhe rrezet e para të diellit në agim së pari bien mbi varrin e këtij trimi, ndërsa rrezet e fundit të diellit reflektojnë mbi lapidarin e tij deri në përmendim, se veç trimat si Albani ngritën në lapidar dhe nga aty e shikojnë kohën në përjetësi. Pas luftës nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së familja Ahmetaj ka marrë mirënjohje. Ndërsa një rrugë në fshatin Runik do të emërtohet më emrin e tij. (L.D)

Kontrolloni gjithashtu

Bafti Jemin Shala (13.4.1969-26.4.1999)

Bafti Jemin Shala (13.4.1969-26.4.1999)

“Amanet, ju mori motra: Dilni n’ male e hajdi n’ kodra, Hajdi n ‘ Malet …