Artan Behrami: Është e papranueshme mungesa e empatisë institucionale për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka shkruar se është e papranueshme mungesa e empatisë institucionale për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, komandantit, bashkëluftëtarit dhe familjarit të afërt të Adem Jasharit. Ai ka shkruar më tutje se mos reagimi ndaj një humbje të tillë, është e papranueshme. “Deri në këto çaste, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka shprehur ngushëllime publike për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, komandantit, bashkëluftëtarit dhe familjarit të afërt të Adem Jasharit. Sahit Jashari ishte pjesë e historisë kombëtare të sakrificës, qëndresës dhe luftës për liri. Ndërkohë, reagimi i u.d. Presidentes, Albulena Haxhiut, është tepër i ftohtë, pasi në të nuk u theksuan gradat ushtarake, meritat e luftës dhe pesha historike e sakrificës së Sahit Jasharit. Respekti për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit nuk duhet të jetë çështje bindjesh politike, por një minimum i kujtesës dhe mirënjohjes kombëtare” ka shkruar mes tjerash, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …