Për çka u pyet komandanti i UÇK-së, Adem Shehu, nga prokuroria e Gjykatës Speciale

Adem Shehu: Unë lashë një familje të vogël në Tiranë dhe gjeta një familje të madhe, të quajtur Kosovë në Gollak

Gjatë fjalës para të pranishmëve në shfaqjen e dokumentarit “Në shërbim të betimit” kushtuar kontributit të jashtëzakonshëm të eprorit nga Shqipëria, Adem Shehut në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai foli me respekt maksimal për nënat që edukuan fëmijët në frymën e atdhedashurisë dhe bijtë dhe bijat që u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Unë lashë një familje të vogël në Tiranë dhe gjeta një familje të madhe, të quajtur Kosovë në Gollak. “Në bashkëpunim së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjatë 78 ditëve, pedagogu im mbajti lidhje të drejtpërdrejta me aviacionin e NATO-s. Do t’u jem mirënjohës të burgosurve të çështjes kombëtare që trasuan këtë rrugë për të vazhduar dhe për të finalizuar që Kosova të jetë e lirë. Paçim fat, qofshi faqebardhë! Kosova është shpirti im” theksoi eprori i shquar nga Shqipëria, Adem Shehu. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vlerësoi lart rolin dhe kontributin e eprorit, Adem Shehu në trajnimin që ju bënte pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë përgatitjeve në Shqipëri dhe angazhimin e tij mandej në Kosovë në krye të brigades 153 “Hyzri Talla”. Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dekori eprorin, Adem Shehun me “Urdhërinë e Lirisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Rigjykimi konfirmon fajësinë: Ish-milic Shaqir Lutvija dënohet sërish me 10 vjet burg për krime lufte në Prizren

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar sërish me 10 vjet burgim ish-milicin serb, Shaqir …